Klubi i futbollit Elbasani që po rrezikon rënien nga Superliga pasi ndodhet i 12-ti në klasifikim pak ditë përpara fundit të kampionatit kërcënon me bojkot.
Shkak sipas tyre janë pazaret me ndeshjet që përcaktojnë renditjen e ekipeve. Shefi i klubit verdhë e blu, Artin Kovaçi, duke e quajtur si të trukuar takimin Shkumbini-Bylis ka çuar në FSHF një ankesë zyrtare.
Artin Kovaçi: “Në qoftë se serioziteti i kësaj nuk do të jetë në atë shkallë që ne kërkojmë ne s’kemi pse jemi dhe ne seriozë për përfundimin e garës dhe me një vendim të presidencës presim një vendim nga Federata Shqiptare e Futbollit për këto trukime dhe qëndrimin në ndeshjen e fundit me Teutën ka shumë mundësi që ne mos ta respektojmë garën deri në fund”.
Nga ana e saj federata në një komunikatë për shtyp një ditë më parë pranoi se ka dërguar inspektorët e saj për të mbledhur fakte rreth këtij denoncimi të Elbasanit.
FSHF-ja ka premtuar se kjo çështje do të ndiqet me transparencë nga komisioni i disiplinës./tvklan.al