Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

45 mijë Abetare për nxënësit kosovarë nga klubi ndërkombëtar Rotarian. Ky akt human në emër të paqes dhe bashkëjetesës është vlerësuar edhe nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani në takimin me përfaqësuesit e këtij klubi. Fondi prej 100 mijë dollarësh mundësoi botimin e abetareve të cilat do dërgohen në Kosovë sa më parë.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të klubit Rotarian nga Italia, Gjermania, Irlanda si dhe drejtuesit e tij për Shqipërinë. Ky organizëm i njohur për ndihmat humanitare në të gjithë botën, ka dhënë kontributin e tij për kapërcimin e krizës të refugjatëve kosovarë të cilët u larguan nga trojet e tyre nga dhuna serbe.

Presidenti i klubit Rotarian Shqiptar, Sokol Gjoka i ka dhuruar Presidentit të Republikës kopjen e parë të Abetares i cili e ka firmosur atë duke vlerësuar këtë mision të vlefshëm në ndihmë të shkollimit të fëmijëve kosovare./tvklan.al