Lajme Arkiva 2003

Koalicioni opozitar “Bashkimi për Fitore” duket se do të shpërbëhet për zgjedhjet lokale të Tetorit. Lideri Demokrat Sali Berisha deklaroi dje se negociatat me aleatët e saj është një çështje e mbyllur. Vetë këta të fundit nuk e pranojnë një gjë të tillë. Kryetari i republikanëve Fatmir Mediu u shpreh se bisedimet ende nuk kanë përfunduar pasi republikanët do të kërkojnë edhe kurset e bashkëpunimit.

Fatmir Mediu: Çdo bashkëpunim do të quhet i përfunduar kur të konkretizohet me emra konkret dhe me zona konkrete dhe komuna konkrete. Partia Republikane ka pasur komuna të cilat i ka drejtuar të fituara drejtpërdrejtë që besoj se janë të pakontestueshme që duhet po ashtu të jenë komuna në të cilat duhet të kandidojnë kandidatët e Partisë Republikane. Ka zona që Partia Republikane ka pasur rezultate më të mira se partia demokratike dhe në këto zona mendoj se duhet të kemi mbështetjen e partisë demokratike për të fituar zgjedhjet.

Ballistët do të dalin të vetëm në zgjedhje. Kryetati i Partisë Balli Kombëtar Shpëtim Roqi tha se çdo gjë është e përgatitur prej tyre për të përballuar të vetëm sfidën elektorale.

Gazetarja: Zoti Roqi deri ku kanë arritur përpjekjet tuaja për zgjedhjet lokale? Do të negocioni me Partinë demokratike apo do të jeni të vetëm në zgjedhje?

Shpëtim Roqi: Ne jemi në negociata, por tashmë strukturat janë bërë gati të dalin edhe vetëm në zgjedhje. Domethënë nëse nuk arrihet një formulë bashkëpunimi që të jem i sinqertë për të gjithë territorin është e vështirë të arrihet, pra unë jam skeptik por që mund të arrihet në zona të caktuara në zona të nxehta aty ku opozita mund të ketë më shumë interes, pra dhe ky interes ndërmjet nesh dhe partisë demokratike do të jetë real.

Më afër Partisë Demokratike duket se po qëndron Partia Demokrate e Reformuar, por edh këta e kanë tepër të vështirë. Brenda 2 ditëve janë zhvilluar një sërë raundesh bisedimesh, por deri më tani nuk është konkretizuar asgjë. Negociatat nëpërmjet tyre kanë ngecur te dajla me kandidatë të përbashkët në të gjitha zonat elektorale. Për këtë çështje u mblodh kryesia e reformatorëve, ku duket se do të tregohen tolerantë në kërkesat e tyre./tvklan.al