Petro Koçi: “Historia e zgjedhjeve tregon se Partia Socialiste është përfshirë në grabitjen e votave. Të paktën nga monitorimi i numërimit të votave nga si ditë që kanë regjistruar fletët e votimit dëshmon se një përqindje e mirë e votave të grabitura nga PDK-ja, LSI-ja apo parti të tjera politike i kanë kaluar Partisë Socialiste dhe unë nuk e kuptoj se përse proteston Partia Socialiste. Prandaj un mendoj se kjo protestë është organizuar më shumë për të kapërcyer problemet personale të Edi Ramës në Partinë Socialiste. Unë në parim jam pro një katarsisi elektoral e kam propozuar edhe në 2005. Po kjo nuk bëhet duke bërë protesta dhe duke bllokuar rolin kushtetues të opozitës në parlament. Mënyra se si e kërkon Partia Socialiste është një mënyrë krejtësisht e gabuar dhe që më shumë i shërben një platforme personale politike sesa një platforme që kërkon që më në fund të pastrojë procesin zgjedhor nga grabitja e votave.”/tvklan.al