Kryetari i PSV 91, Petro Koçi, ka zhvilluar një takim me nxënës dhe studentë anëtarë të forumit “Socialistët e rinj”, ku ka prezantuar programin politik të kësaj partie.
Petro Koçi: “Qeverisjet mund të quhen në një farë mënyre të dështuara përsa i përket politikave për rininë, sepse janë të dështuara në përgjithësi politikat sociale. Ne kemi një paketë të thjeshtë me të cilën paraqitemi në këtë fushatë elektorale, ku e para është angazhimi për një sistem politik përfshirës apo përfaqësues. Pika e dytë e programit është arsimim për të gjithë sidomos në drejtimin profesional”.
Sipas Koçit programi për rininë përfshin arsimin e shumëllojshëm, punësimin, rrjetin e qendrave kulturore artistike dhe të parqeve sportive./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle