Petro Koçi: “Koalicioni alternativ ndaj nesh brenda së majtës, drejtohet kryesisht nga politikan të katapultuar nga lart dhe nëpërmjet botës së parasë. Ata u bënë kryetar partish, pa qenë më parë anëtarë të tyre. Gjithsesi ne socialistët duhet të shikojmë larg dhe të ndërtojmë shpresën për të ardhmen, mazhoranca e nesërme sigurisht nuk mund të ndërtohet pa bashkëpunimin tonë me PS, pavarësisht nga lidershipi siamez, mes PS-së dhe PD-së ne dimë të gjejmë dallime. Ne shpresojmë që listat e kandidatëve për deputet të PS-së të kenë sa më shumë socialist e sa më pak PD-ist. Sepse me socialistët e vërtetë në PS do të gjejmë rrugën e bashkëqeverisjes nesër. Të majtën e bashkon përfundimisht vetëm një program i përbashkët për sistemin politik, për procesin elektoral dhe dimensionin social të qeverisjes, pa u bashkuar në luftën dhe parimet për demokraci, çdo bashkim i së majtës në luftën vetëm për pushtet do të dështonte”./tvklan.al