Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë me 7 anëtarë, 2 me pak sesa kishte ky institucion që administron procesin zgjedhor përpara shfuqizimit nga kushtetuta. Variant për të cilin duket kanë rënë dakord dy forcat e mëdha politike. Në reduktimin e numrit të anëtareve të KQZ, ka ndikuar rekomandimet OSBE-ODHIR-it apo dhe grupeve të interesit. Madje këta të fundit kanë kërkuar që KQZ të përbehet vetëm nga 5 anëtare.

Me hartimin e ligjit të ri zgjedhor anëtarët e KQZ zgjidhen nga kuvendi, 2 nga PD, 2 nga PS, kryetari  i takon mazhorancës, ndërsa anëtari i 5 dhe 6  zgjidhen nga Partitë e Vogla. Të gjitha grupet parlamentare kanë të drejtën e propozimit të anëtareve për në KQZ por fiton ajo parti që mbërrin të sigurojë me shumë vota  nga formacionet e mëdha politike.  Presidenti dhe KLD nuk gëzojnë më të drejtën e propozimit të anëtareve në KQZ. Në fakt as kushtetuta nuk ja njeh këtë kompetence presidentit të republikës të përfshihet në ketë proces.

KZZ dhe KQZV do të jenë gjithashtu me 7 anëtarë. Anëtarët e 5 dhe 6 do të zgjidhen nga partitë e vogla bazuar në rezultatin e zgjedhjeve paraardhëse  parlamentare. Nëse dy parti kanë rezultat të njëjtë elektoral anëtari do të zgjidhet me short. Grupet e numërimit të vota do jene me nga 4 anëtarë. Për të evituar deformimet është parashikuar që të vendosen kamera që do të vëzhgojnë të gjithë procesin ne tavolinat e numërimit te votave./tvklan.al

Gazetari: Menada Zaimi