Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Pezullohen të gjitha udhëtimet e trageteve dhe mjeteve detare nga porti i Durrësit. Koha e keqe dhe deti i trazuar deri në 7 ballë ka provokuar vonesa në nisjen e trageteve nga ky port. Kështu të gjitha udhëtimet e planifikuara për pasditen dhe mbrëmjen e djeshme janë anuluar.
Ndërkohë trageti që vinte nga Ankona është detyruar të ankorohet gjatë gjithë natës në Gjirin e Lalzit. Pasagjerët e këtij trageti kanë mundur të zbresin në port vetëm sot në mëngjes, pra 17 orë më vonesë sesa orari normal. Sipas burimeve të kapitenerisë, gjendja në këtë port paraditen e sotme është normalizuar dhe koha po shkon drejt përmirësimit./tvklan.al