7 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë në Galicia të Spanjës. Sipas mediave të huaja, gjatë një aksioni të Gardës Civile në plazhin Vilanova de Arousa, u sekuestrua një gomone me kokainë në të e pajisje të tjera që lidhen me trafikun e drogës.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, do të kryhen edhe arrestime të tjera. Vlen të theksohet se kjo është tentativa e parë një që një grup trafikantësh nga Ballkani tenton të transportojë lëndën narkotike direct nga bregdeti i Galicia-s.
Javën e shkuar, në Vigo u arrestuan 6 shqiptarë e 3 belgë pasi futën 1100 kg kokainë brenda një kontenieri.
/tvklan.al