Pas disa ditësh vëzhgimi, dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Torino të Italisë.

Shqiptarët të moshës 34 dhe 37 vjeç, janë pikasur ndërsa u shisnin kokainë klientëve të prostitutave pranë Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa.

Policia ka ushtruar kontroll në makinën e tyre, ku kanë gjetur dhe kokainën e fshehur nën sedijen e pasme, një sasi e vogël rreth 200 gramë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, të arrestuarit janë dërguar në burgun “Lorusso e Cutugno”, ku do të vendosen në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. /tvklan.al