Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Në këtë ceremoi, Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse gjatë së cilës ka falenderuar Presidenten e KE-së, teksa ka shtuar se ky kolegj është një investim shumë i mirë për vendin tonë.
Edi Rama: Ursula ka qenë një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë për Shqipërinë dhe për rajonin tonë. Ky është një investim i mirë sepse për miqtë shkojmë përtej së mundurës, madje dhe mund të vrasim. Jeni politikanja europiane më e sigurtë që ekziston. Federika u përpoq të bënte atë çfarë Ursula përfundoi, të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të pasur në Tiranë këtë grup studentësh që do të jenë të trajnuar më së miri dhe do i shërbejnë së ardhmes së të dyjave bashkë. Shihni këtu dhe është vetëm fillimi. 31 studentë nga 22 kombësi të ndryshme që kanë këtë bekim të jashtëzakonshëm për t’u mbledhur së bashku në një fole të Europës që ndodh të jetë e vendosur në pjesën më të shndritshme të Ballkanit Perëndimor.
Duke thënë që duhet të merrni gjithçka, jo vetëm të fitoni më shumë njohur për BE-në, për ligjet e BE-së apo për shërbimin e jashtëm të BE-së, por edhe të merrni njohuri për historinë e këtij rajoni sepse do të jeni shumë të nevojshëm sepse njerëzit në Bruksel duan të dinë më mirë se çfarë ka brenda. Dua të them që nga përvoja ime, Europa dhe BE shoqërohen shumë me dhimbje, të bërtitura, por nuk ka vend më të mirë. Nëse je gati ta negociosh, mund të kesh një plan B, C. Kjo A, B, C që e bën BE projektin më të pabesueshëm që mendja politike ka menduar të ngjizë, i panegociueshëm, nuk ka asnjë rrugë dhe asnjë vend tjetër ku mund të jeni të sigurt, për veten, për familjen. Nganjëherë demokracia ngjan sikur nuk funksionon mirë, por të shkosh kundër BE-së duke parashikuar një të ardhme të nesërme drejt BE, e pakuptimtë. Ju garantoj të gjithë lumturinë që Shqipëria pret me padurim të ju japë jashtë klasave. Kombinimi është më i miri.
/tvklan.al