Ditën e sotme është edhe ceremonia e çeljes së Kolegjit Evropian të Tiranës, ku foli edhe rektorja e këtij kolegji, Federica Mogherini.
Mogherini falenderon për ngritjen e këtij Kolegji, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Ajo gjithashtu falenderoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen. Mogherini pati një falenderim edhe për studentët që besuan në ktë program edhe pse në atë moment nuk ekzistonte, ku theksoi se ata tashmë ndihen qytetarë të Tiranës.
Federica Mogherini: Gjithçka nisi këtu në Tiranë, madje në të njëjtin mjedis me një ide që u dha nga Kryeministri. Presidentja e Komisionit tha ‘pse jo madje do të ishte një gjë e shkëlqyer’ dhe në fakt dy vite më pas unë e kuptova që Ursula kishte nje standard tjetër. Vitin e kaluar ishim këtu në të njëjtin vend ku përuruam zyrën tonë dhe çelëm pranimet për studentet. Patëm 241 aplikime dhe kryem 122 intervista dhe përzgjodhëm 32 studentë nga 21 kombësi që sot janë pionerët e parë që promovojnë masterin e artit për transformimin evropian. Dua të falenderoj studentët për të cilët jam krenare, por për me tepër kur të diplomoheni që ja dolët. Studentë nga mbarë kontinenti ynë.
Nëse standardet vijojnë të njejtat kemi shpresa se do të vazhdojmë më shpejtësi deri në bashkimin e kontinenteve. Ky është misioni i Kolegjit 75-vjeçar për të kontribuar në procesin e integrimit duke fuqizuar breza qytetarësh të pasionuar dhe të përkushtuar në mbarë kontinentin dhe të ndërtojmë një komunitet që do të sjellë ndryshim. Sot ndajmë një ndjenjë krenarie së pari falë jush Ursula pasi besuat në këtë projekt dhe ju KE, kolegët, delegacioni me një ndjenjë ndikimi që besoj se pasqyron ndjesinë e përkushtimit të përtërirë të zgjerimit.
Në fakt është edhe falë Edit që ja del të mobilizojë qeverinë që na kanë ndihmuar në mënyra të jashtëzakonshme, do të përmendja Ogertën dhe Majlindën, bashkinë, Erionin, gjithçka që na bën të ndihemi kaq të mirëpritur. Studentët tashmë ndihen qytetarë të Tiranës. Ju më latë shumë mbresa ku vendimet tona u miratuan më mënyrë unanime. Pa ju skema e bursave nuk do të ishte aktivizuar. Keni qenë mbreslënës në mbështetjen tuaj që na bëjnë të ndihemi pjesë.
Stafi dhe personeli që ka punuar ditë e natë dhe ju jam shumë mirënjohës, por mbi të gjitha dua të falënderoj studentët që aplikuan mbi një program që ende nuk ekzistonte dhe ishte një hap i bërë me besim. Besuam tek diçka që nuk ekzistonte dhe vetëm një vit me parë dukej gati e pamundur. Punuam fort, nuk hoqëm dorë nga sfidat, kur patëm momente dëshpërimi. Dy gjërat që kishim parasysh ishin që të dimë që jemi së bashku në të gjithë këtë dhe ja vlen. Sot mund të kremtojmë një arritje historike. Është historike të përurosh një kampus, por fakti është që në momentin që Kolegji hap kampusin kremtuam 75 vjet dhe së paku 75 vjet Kolegji do jetë këtu për të përgatitur diçka edhe më historike, ribashkimin e kontinentit tonë dhe sot e besoj që kjo do të ndodhë. E di se ka shumë skeptike, por gjithmonë duket e pamundur derisa të bëhet./tvklan.al