Sylvinho ndjek me imtësi përformancën në seancën stërvitore

Kombëtarja shqiptare po vijon punën me intensitet të lartë në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e 22 Marsit ndaj Kilit. Trajneri SYlvinho dhe stafi i tij kanë më në fund në dispozicion të 26 lojtarët e thirrur për këtë 90 minutësh të Tardinit dhe atë të 25 Marsit ndaj Suedisë.

Ngarkesa ka qenë e njëjtë për të gjithë dhe e plotë në këtë seancë, teksa Sylvinho ka pasur mundësinë të ndjekë nga afër futbollistët e grumbulluar, për të krijuar një ide më të plotë për formën e tyre.

Kuqezinjtë do të kryejnë edhe një seancë stërvitore të mërkurën në kryeqytet, për të fluturuar më pas drejt Italisë, ku do të qëndrojnë deri pas ndeshjes me Kilin, e cila do të startojë në orën 20:45 të së premtes në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Përballja do të transmetohet falas dhe ekskluzivisht në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News