Jasir Asani u largua nga fusha në mesin e pjesë së parë për shkak të problemeve fizike. Ai nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e së dielës me ekipin.

Sulmuesi i krahut i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe do të jenë mjekët e Kombëtares që do të vendosin nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Ukrainën.

Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa titullarët patën ushtrime në palestër dhe fizioterapi.

Të hënën Kombëtarja do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në orën 16:30 në stadium “Air Albania”. Më herët, trajneri Sylvinho do të mbajë konferencën e zakonshme para takimit.

Tv Klan