Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Austrisë. Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.
E gjithë administrata e FSHF-së dhe dhjetra fëmijë nga akademitë e futbollit në kryeqytet takuan lojtarët dhe stafin teknik. Ata uruan suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian.
Ndërkohë që në mëngjesin e së premtes, grupi me 25 futbollistë kreu seancën e fundit stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’.
Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo u stërvitën edhe dy lojtarët e Kombëtares U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Portieri Elhan Kastrati u la përsëri pushim nga stafi teknik për shkak të gjendjes gripale. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe një ndeshje testuese.
Kombëtarja kuqezi do të kryejë seancat e radhës në Austri, ku do të qëndrojë deri më 8 qershor.
Në Austri, me skuadrën do të bashkohen futbollistë si Berat Gjimshiti, Taulant Seferi dhe Armir Abrashi.
Gjatë kësaj periudhe, kuqezinjtë kanë dy në program edhe dy ndeshjet miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.
Klan News