Balaj dhe Roshi kërkojnë përqendrim te ndeshja e së hënës
Kuqezinjtë nuk kanë kohë të festojnë për fitoren me Bjellorusinë, pasi të hënën do të presin Lituaninë në Air Albania Stadium.
Bekim Balaj mendon se përqendrimi duhet të jetë i gjithi për këtë sfidë të rëndësishme.
“Mendoj jemi në rrugën e duhur, por nuk kemi shumë kohë të gëzohemi, pasi kemi ndeshjen për 3 pikëshin e radhës”.
Lituania e humbi 2–0 përballë Kazakistanit ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në shtëpi, por për Odise Roshin duhet vëmendje për të marrë 3 pikët.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, të marrim 3 pikësh tjetër dhe të mendojmë për më tej”.
Shqipëria ka zhvilluar 4 ndeshje me Lituaninë, nga të cilat ka fituar 2 dhe humbur po 2.
Tv Klan