Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Në një prononcim për Tv Klan, futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi është shprehur i keqardhur në lidhje me paraqitjen e tyre në pjesën e parë të sfidës me Ukrainën.

Qazim Laçi: Edhe për Ukrainën ishte një finale. Kemi vazhduar keq ndeshjen, pastaj loja në pjesën e dytë e kishim nën kontroll topin, atë që duhet të bëjmë gjithmonë në fushë. Na vjen gjynah! Kemi krijuar aksione shumë, u futëm në zonë disa herë, nuk e krosuam disa herë. Na vjen gjynah se paraqitja në pjesën e dytë ishte e mirë dhe Kombëtarja duhet ta mbajë këtë paraqitje.

Besoj se minutat e para, pësojmë golat në minuta e para, duhet të parashikojmë disa aksione. Duhet të jemi më të përgatitur dhe më me përqëndrim. Duhet të kishim bërë më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë i dominuam në të gjithë lojën.

/tvklan.al