Lajme Arkiva 2003

Në diskutimet e pasdites, Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar edhe njëherë projektbuxhetin kushtuar fushës së arsimit në vend. Dihet që arsimi është një nga sektorët më problematik dhe më të prapambetur në Shqipëri.

Specialistë shqiptarë dhe të huaj pohojnë se në gjendjen e tanishme arrestimi nuk krijon kapacitetet e mjaftueshme profesionale për të modernizuar ekonominë tonë. Për këtë arsye këshilli rinor shqiptar, parlamenti rinor dhe lëvizja qytetare “Mjaft”, kanë kërkuar një rritke të buxhetit për arsimin nga 3.1% në 3.7%.

Arbjan Mazniku: Lëvizja “Mjaft” dhe rrjeti i organizatave të arsimit dh enjë grup tjetër organizatash po kërkojnë rritjen e buxhetit për arsimin nga qeveria shqiptare nga 3.1 në 3.7 ashtu siç është premtuar në strategjinë kombëtare për zhvillimin ekonomik dhe social. Ne shpresojmë të ndodhi, përndryshe do vazhdojmë të kërkojmë këtë deri sa të ndodhë.

 Kjo lëvizje e organizatave rinore është mbështetur edhe nga ministri i arsimit Luan Memushi, i cili ka bërë edh enjë paraqitje të situatës aktuale të arsimit në shkallë vendi.

Luan Memushi: Në qoftë se do të propozoja fushat në të cilat e kemi të domosdoshme një shtesë të mundshme në buxhetin e arsimit do të përmendja rehabilitimin e mjediseve shkollore, të cilat realisht rreth gjysma e tyre janë të parehabilituara.

Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë parimisht kanë qenë dakord me këtë kërkesë të të rinjve, por ajo duhet diskutuar pasi rritja e buxhetit për arsimin prej 0.6% është një shumë mjaft e madhe që arrin rreth 5 miliardë lekë./tvklan.al