Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Deputetët socialistë në komisionin e ligjeve nuk kanë arritur të përballojnë sot argumentat e avokatit Ngjela për projekt ligjin e ri për gjykatën e Lartë. Kryetari dhe anëtarët e kësaj gjykate tha Ngjela duhet të shkarkohen, pasi janë emëruar në kundërshtim me kushtetutën. Kanë replikuar me avokatin Ngjela deputetët Majko, Azisi, Legisi e Çaka, duke krijuar një situtë sherri në prani të gazetarëve.
Avokat Spartak Ngjela:- “Këtu problemi është që emërimet janë bërë nga presidenti dhe kanë marrë dhe ngjyrën e kuvendit. Tani na del ligji, në këto momente ne nuk mund të tallemi, sepse emërimet janë bërë para se të dali ligji, në një kohë që Kushtetuta e ka takstive. Emërimet bëhen sipas procedurave të caktuara me ligj”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame