Akiva Lajme – Tv Klan 2000
Është mbledhur sot për herë të parë komisioni qëndror i rregjistrimit të popullsisë dhe banesave nën drejtimin e zëvendës kryeministres Makbule Çeço. Kjo tha zv/kryeministrja është një nga ndërmarrjet më të mëdha që shtrohen përpara nesh. Rregjistrimi i popullsisë është i nevojshëm për zgjedhjet lokale dhe elektorale, duke patur parasysh debatin pozitë-opozitë për çështjen e listave të zgjedhësve. Në mbledhjen e sotme është prezantuar projekti dhe kalendari i punës për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Puna do të jetë e shpërndarë në disa ministri si ajo Financave, Pushtetit Lokal, bashkëpunimit ekonomikë, ministrisë së Jashtme, të Mrojtjes, Rendit etj. Një rol tepër të rëndësishëm për rregjistrimin e popullsisë dhe banesave do të ketë edhe INSTAT, ku do të përpunohen të gjitha të dhënat dhe do të nxirret përfundimi i saktë. Në mbledhjen e sotme ku kanë marrë pjesë krerët e këtyre institucioneve është miratuar rregullorja e funksionimit të komisionit si dhe përcaktimi i strukturës së rregjistrimit të popullsisë dhe banesave. Komisioni do të përbëhet nga 23 vetë dhe nga disa nënkomisione do të mblidhet të paktën një herë në muaj./tvklan.al
Gazetar – Ornela Bego