Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike.
Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se me të njëjtën energji, Shqipëria i jep mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Për këtë të fundi, Rama thotë se do e kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe që ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.
“Mirëmëngjes, dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
/tvklan.al