KOMISIONI SHENDETESISENdryshimi i procedurave të tenderimit për blerjen e barnave spitalore shkakton debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë ndërsa shënon edhe përplasjen e parë mes LSI dhe qeverisë. Mungesa e ministrit Ilir Beqjas në këtë seancë dëgjimore u bë shkaku i parë debatit mes mazhorancës dhe opozitës.

Me pretendimin se nuk ishte në dijeni të ankesave të grupeve të interesit, ministri Beqja përmes një e-mail dërguar kryetares së Komisionit u kërkoi atyre të riartikulonin pretendimet e tyre.

Në të njëjtën linjë me grupet e interesit ishte edhe ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili nënvizoi se procedurat e reja të tenderimit cënojnë sigurinë e barnave.

Procedurat e reja të parashikuara në projektligjin e ri të barnave të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë heqin autorizimin e prodhuesit dhe vërtetimin e regjistrimit të barit në Republikën e Shqipërisë për 37 grupe medikamentesh të përfshira në tenderat për blerjen e barnave spitalore. Elemimini i këtyre dy kritereve për garuesit në tenderat për barna spitalore sipas distributorëve është në shkelje të ligjit të barnave dhe rrezikon cilësinë e medikamenteve.

tvKlan