Nismëtarët për rrëzimin me referendum të ndryshimeve kushtetuese kanë filluar nga Elbasani turin  sensibilizues për mbledhjen e 50 mijë firmave. Në një takim të zhvilluar në këtë qytet, përfaqësuesit e komitetit për mbrojtjen e kushtetutës kanë renditur arsyet që sipas tyre e bëjnë të domosdoshëm zhvillimin e referendumit.

Ilir Meta: “Përderisa thelbi i  kushtetutës është ndryshuar për të mos thënë përçudnuar në datën e 21 prillit, atëherë pa dyshim që gjithë qytetarët shqiptarë duhet të shprehen nëse janë apo jo dakord me vendimet e marra nga 115 deputetët.”

Ndër të tjera kreu i LSI Ilir Meta, sulmoi dy partitë e mëdha për marrëveshjen e arritur duke akuzuar socialistët për avokati ndaj mazhorancës dhe kreut të saj Berisha. Përfaqësuesit e shoqërisë civile Artur Zheji dhe Andrea Stefani thekoi se kjo është një lëvizje qytetare dhe jo politike.

Sipas tyre Kushtetuta është kontrata që populli bën me qeverisjen e tij dhe si e tillë nuk mund të ndryshojë pa vullnetin e sovranit./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni