“Fluturo si shqiponjë” është ky slogani i fushatës reklamuese të sapo startuar nga kompania më e re e celularit në vend Eagle Mobile. Pas 6 muajsh punë intensive, kompania e 4 celulare pjesë e grupit turk Çalik ka arritur të mbulojë me sinjal 95% të territorit.
Drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile gjatë një konference për shtyp, prezantoi spotin televiziv dhe më pas zbuloi risitë që kjo kompani ka sjellë në tregun shqiptar.
Ali Taskin: “Në Shqipëri po nis një epokë e re, Eagle Mobile, kompania që mbart si emër simbolin e Shqipërisë shqiponjën është gati t’ju bëjë të fluturoni si shqipet me shpirtin novator, teknologjinë e lartë dhe tarifat e përshtatshme. Jemi pranë jush në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë të lirë dhe pa kufi.”
Tarifat e Eagle Mobile janë konkurruese në treg. Paketa pro ring, ofron mundësi komunikimi me tarifa shumë të leverdishme për korporatat. Shefi i Eagle Mobile deklaroi se po punohet që tarifat celulare të jenë të pakrahasueshme me operatorët e tjerë.
Kompania vë theksin edhe tek cilësia e shërbimit, risi që cilësohet Mobil TV, falë të cilës abonentët mund të ndjekin kanalet televizive në celular krahas internetit me shpejtësi të lartë falë teknologjisë Edge./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro