Arsimi vazhdon të jetë një problem tepër i madh për komunitetin rom. Nga të dhënat mendohet se në Shqipëri janë rreth 150 mijë rom dhe megjithëse numri i të arsimuarve ka ardhur në rritje rreth 50% e tyre nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë.
Skënder Veliu: “Romët në Shqipëri për momentin e parë deri në vitet ’96, ’95 kishte braktisje masive të shkollës dhe ky numër ishte 92-94% në vitet 2007-2008 nga 100% fëmijë që kanë braktisur shkollën, nuk shkojnë në shkollë nga mosha 0-6 deri në 15 vjeç kemi të bëjmë me një shifër prej 46-48%.”
Aktualisht në arsimin e mesëm janë vetëm 40 nxënës të komunitetit rom. Ndërsa në arsimin e lartë ky numër përgjysmohet duke shkuar në 20 nxënës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami