Nis për herë të parë regjistrimi i komuniteti rom në Shqipëri. Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se ky komunitet do të përfitojë kartat falas, shoqata Romët për integrim dhe kundër trafikimit të fëmijëve rom ka nisur regjistrimin e të gjithë romëve në zonat ku ata jetojnë për të çuar më pas emrat e tyre në gjendje civile.

Istref Pëllumbi: “Pasi dëgjuam kryeministrin që do na ndihmonte për kartat falas, me shpresë edhe ne dolëm në terren, nëpër lagje për ti regjistruar mjaft familje. Ne do ti regjistrojmë të gjithë pastaj do shkojmë në gjendje civile do hapim atë procesin që kanë nëpër kompjutera, ata do ballafaqohen. Çdo gje domethënë do jetë korrekt edhe në qoftë se do dalë sipas regjistrit që është edhe i votimeve në qoftë se kombinojë të gjitha neve do jemi ekzakt. Ma do mendja brenda 10 ditëve mund të dali ky regjistrim.”

Në vendin tonë mendohet se janë rreth 150 mijë shtetas rom të shpërndarë në 17 rrethe./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami