Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ansambli Shpresa i Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë i përfaqësuar nga studentët dhe me artistë të ftuar nga Ansambli i Këngëve Popullore dhe ai i Ushtrisë, me drejtuese Nora Çashku dhe udhëheqësin artistik Kujtim Laron, gjatë gjithë muajit kanë dhënë një serë koncertesh në të gjithë territorin e Shqipërisë ku ndodheshin të ardhurit e larguar me dhunë nga Kosova.

Këto koncerte janë mirëpritur me duartrokitje nga populli kosovar. Këngëtar të mirënjohur si Hysni Zela, Shqipe Zani e mjaft të tjerë të cilët kanë përcjell tek gjithë këta njerëz këngët e vallet e bukura me një shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ky Ansambel Shpresa po përgatitet për të vazhduar aktivitetin kulturor edhe në qendra të tjera ku janë të vendosur të ardhurit nga Kosova./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti