Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Qyteti i Kukësit kandidatur për marrjen e çmimit Nobel. Vetë kryeministri Ilir Meta ka paraqitur pranë institutit Norvegjes të këtij çmimi për paqen, qytetin e Kukësit, simbolin e gjallë të humanizmit dhe paqes, i cili kështu është vlerësuar jo vetëm nga kryeministri Ilir Meta por edhe vizitorë nga e gjithë bota, Anan, Ogata, Solana etj.
Qyteti i cili përballoi barrën më të rëndë gjatë krizës kosovare dhe pasojat e saj arriti të tërheq vëmendjen e masmedias botërore. Që nga fillimi I krizës dhe deri në mbarim të saj, në këtë qytet u strehuan plot 450 mijë kosovarë të shpërngulur, të cilët tranzituan përmes këtij qyteti. Këtë akt human banorët e Kukësit ishin të vetmit që e bënë pa marrë parasysh varfërinë ekonomike.
Në këtë qytet për vetëm 15 mijë banorësh të mbi dhjetfishuar nga refugjatët kosovar nuk pati asnjë incident, grabitje apo vrasje. Por veç përkujdesje në trajtimin e kosovarëve, i cili i vuri pritë përhapjes së epidemive dhe vdekjeve. Mjaft nëna kuksiane u kthyen dhe në prindër të atyre fëmijëve kosovarë të ngelur jetim. Por përveç mikpritjes ishte ky qytet i cili u bë sërisht urë kalimi pas hyrjes së trupave të Natos për rikthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre. Janë këto merita të ketij qyteti i cili meriton çmimin Nobel për paqë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti