Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Megjithëse ka më se një vit që kosovarët e luftës janë kthyer dhe po sistemohen nëpër shtëpitë e tyre, nuk është e njëjta gjë me këta njerëz. Janë 81 kosovarë të cilët ndodhen në Australi që nga kriza. Mbrëm për ta ka mbaruar afati dhe leja e qëndrimit në vendin e largët, por ata nuk pranojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe për këtë kërcënojnë me grevë urie. Më mirë vdesim këtu se të kthehemi në Kosovë në duart e serbëve thotë një kosovar.
Megjithatë shumica e tyre është dërguar sot është detyruar ti hipi avionit dhe të riatdhesohen dhe kjo jo vetëm në Australi. Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore u bënë streh për mijra të ikur nga lufta në Kosovë. Por tani dhe për opinionin ndërkombëtar dhe për atë kosovar një gjë është e qartë, vendi i tyre është në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori