Rishkrimi i historisë së letrave shqipe nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh kontributin e shumanshëm të autorëve françeskanë në kulturën shqiptare.
Për këtë qëllim Departamenti i Letërsisë në Universitetin e Tiranës organizoi konferencën ndërkombëtare albanologjike mbi krijimtarinë e gjerë të françeskanëve në fushën e letërsisë, dramaturgjisë, publicistikës dhe shumë fushave të tjera.
Dhurata Shehri: “Është një temë e diskutueshme, për këtë jemi mbledhur, kjo është një konferencë shkencore dhe ndoshta nuk meriton shumë fjalë, fjalët më të rëndësishme i presim nga kumtuesit që do të marrin pjesë në këtë tubim. Së pari desha të falënderoj miqtë e ardhur nga jashtë Shqipërisë.”
Referuesit trajtuan aspekte të rëndësishme, si të poetikës letrare të shkollës françeskane, ashtu edhe prurjeve krejt origjinale të tyre në kulturën shqiptare. Është hera e parë që kjo krijimtari e rëndësishme bëhet objekt i një konference shkencore ndërkombëtare./tvklan.al