Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, u rrëfye të mërkurën para Komisionit për Punë të Jashtme. Mediat u ftuan, por nuk u lejuan ta përcjellin mbledhjen. As pas kërkesës së gazetarëve.
E arsyetimin e jep vet kryetari i komisionit, Sabri Hamiti.
Sabri Hamiti: “Jo, jo nuk mundeni me marr. Merrni deklarata po sa ta kryejmë dhe pyetni jashtë ministrin për mbledhjen. Në mbledhje jo se është mbledhje e natyrës që është referuese.”
Ai tha se takimi nuk ishte vlerësues, megjithatë patë fjalë miradije për punën e kryediplomatit kosovar.
Sabri Hamiti: “Unë mendoj që eksponenti numër një i politikës së jashtme që në këtë rast është Skënder Hyseni, në muaj të fundit ka demonstruar edhe dioje edhe takt edhe sjelle diplomatike që e kanë nderuar Kosovën jashtë.”
I ngazëllyer nga këto fjalë të mira, Hyseni tha se Kosova në rrafshin diplomatik ka pritje optimiste.
Skënder Hyseni: “Njësoj do të ketë edhe para vendimit të … dhe këtë mund ta theksoni dhe mund të më mbani për fjalë.”
Opozita tha se jo gjithçka është bardh në diplomacinë kosovare. Ministria e Jashtme dhe qeveria nuk kanë strategji të qartë se çfarë duhet bërë pas para lajmërimeve të Serbisë se do të ndërmarrë një ofensivë diplomatike pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë./tvklan.al