Përfaqësuesit e kompanive energjetike nga bota po dëgjojnë se cilat janë mundësitë që ofron Kosova për investime në këtë sektor.
Hashim Thaçi: “Jemi të vendosur të respektojmë plotësisht agjendën e paraparë që ky proces të finalizohet brenda këtij viti apo deri në vjeshtë të këtij viti”.
E mbartësja e këtij projekti, Ministrja e Energjetikës dhe Minierave, Justina Kula, mendon se ky projekt pos përmirësimit të furnizimit me rrymë do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Justina Kula: “Furnizimi i sigurt me energji elektrike paraqet platformën kyçe për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien kombëtare”.
Ata që marrin rrugën për të dëgjuar për pasuritë nëntokësore të Kosovës u shprehën të gatshëm për shfrytëzimin e linjitit kosovar.
“Pas prezantimeve që dëgjuam pamë se ka shumë mundësi për investime në këtë vend. Kosova ka potenciale energjetike, jo vetëm për veten, por edhe për vendet e tjera”.
“500 megavat janë sasia e mjaftueshme për ne, e mundësia e mirë është që kjo sasi më pas mund edhe të zgjerohet.”
Kjo konferencë nuk është e para e këtij lloji në Kosovë, mirëpo projekti që ishte prezantuar më herët pësoi ndryshime derisa në atë projekt ishte paraparë prodhimi i energjisë deri në 2100 megavat.
Projekti i ri parasheh kapacitete për gjysmë më të vogla./tvklan.al