Turizmi është një nga sektorët e bashkëpunimit mes vendeve të organizatës së Detit të Zi, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këtij qëllimi i ka shërbyer konferenca ndërkombëtare për turizmin kulturor e mbajtur në Tiranë.
Teksa Shqipëria ka kryesinë e radhës të organizatës për bashkëpunim ekonomik të vendeve të detit të Zi. Zëvendës ministrja e turizmit Suzana Turku në fjalën e vet theksoi përkushtimin e kësaj ministrie dhe të vetë qeverisë në zhvillimin e turizmit.
Suzana Turku: “Vizioni i kësaj përfshirje pasqyrohet në dokumentet strategjik e ligjor të fushës së turizmit. Si dhe gjen hapësirë të rëndësishme në fondet e buxhetit të shtetit në rritje nga viti në vit në masën 25 % krahasuar me 3 vitet e mëparshme.”
Përveç Shqipërisë në këtë konferencë merrnin pjese edhe vende të tilla si Rusia, Ukraina, Rumania, Greqia, Turqia, Bullgaria etj. Gjatë diskutimeve u hodh ideja e krijimit të itinerareve turistike rajonale. Të tilla si “Rruga e mbretërve romak” “Rruga e Trëndafilit”, “Rruga e monedhave” e deri tek mitet e detit të Zi. Këto itinerare historiko-kulturore do të rrisin flukset turistike duke kontribuar pozitivisht në ekonominë e të gjitha shteteve të rajonit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro