Pavarësisht se në botë karburantet tregtohen me çmim të ulët, në Shqipëri tregjet reflektojnë një panoramë tjetër, serish ato vazhdojnë të jenë më të lartat në rajon. Për Konfindustrian një ndër institucionet qe e ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësimeve nuk mund të flitet për ulje në tregun vendas të karburanteve.

Sipas Gjergj Buxhukut në rast se shteti nuk do te ndërhyjë atëherë kriza në ekonomi do të jetë evidente dhe e pashmangshme. Për këtë arsye kreu i Konfindustrias sugjeron uljen e kostove shtese ne këtë sektor.

Gjergj Buxhukut: “Duke ulur kostot shtesë për vendimin e Konfindusrtrisë janë në shifrat 150 milion deri në 200 milion euro vetëm si pasojë e përzierjeve që karburanti i cili tregtohet në pikat e pakicës në Shqipëri ka me lëndë të tjera, të cilat nuk janë karburant do ti jepnin ekonomisë shqiptare, do ti jepnin industrisë shqiptare, do ti jepnin qytetarit shqiptar mundësinë që të përballonin pasojat e krizës.”

Por edhe pse tregtaret flasin për ulje të çmimeve të karburanteve,  për Konfindustrian Shqipëria ende vijon të  ketë kuotat më të larta krahasuar me vendet e rajonit. Sipas Buxhukut përfitimet janë 17% më të mëdha për eurodiezelin dhe 25% për d2  krahasuar me fqinjin tone Maqedoninë.

Gjergj Buxhukut: “Vlerësimi i vërtetë nëse ka ulje apo jo të një çmimi të tregut strategjik të karburanteve nuk duhen bërë krahasime me vetveten, por duhet bërë me krahasimi me çmimet dhe cilësinë e vendeve konkurrente tregtare të rajonit dhe me çmimet e bursave ndërkombëtare. Sot mund të themi me bindje që eurodiezeli në Maqedoni shitet 15 deri në 17% më lirë se sa në Shqipëri, ndërsa nafta d2 e kalon shifrën prej 25%.”

E ndërsa flasim për çmime te larta në tregun e karburanteve, për kreun e Konfindustrias abuzimi më i madh nis nga cilësia që për të ndryshe përkthehet në një faturë tepër të majme për tregtarët.

Shqetësimit të Konfindustrias , të autoritetit të Konkurrencës si dhe të televizionit Klan i cili jo pak herë e ka ngritur këtë problem që prek xhepat e konsumatorit vendas, Buxhuku preferon t’i japë këtë zgjidhje që për të dikton çmime të njëjta me ato të rajonit dhe një treg të kontrolluar në cilësi të karburanteve.

Gjergj Buxhukut: “Entet rregullatorë për çmimin janë të domosdoshme sipas shembullit të atyre vendeve që sot paraqiten më mirë se sa ne, siç është Maqedonia që sot paraqitet më mirë sesa ne në çmim, paraqitet shumë më mirë sesa ne në cilësinë e karburantit që tregtohet./tvklan.al