Lajme Arkiva 2004

Dështojnë bisedimet mes qeverisë dhe importuesve të karburanteve për të mos ngritur çmimin e naftës që ka filluar prej disa ditësh të ndihet në tregun vendas. Ministri i Energjetikës, Viktor Doda i ka kërkuar importuesve që ti vënë fre abuzimeve, të përdorin rezervën e sigurisë në mënyrë që ngritja e çmimit të karburanteve në botë të mos ndikojë shumë në tregun vendas.

Viktor Doda: Me ligj çdo subjekt është i detyruar që të ketë një si rezervë energjie. Sigurisht kjo rezervë sigurie, jam i bindur se në shumicën dërrmuese ndodhet në depot tuaja, e cila është blerë me një çmim jo të rritur që është tani, por me një çmim më të ulët që ishte tregu. Atëherë kontributi që duhet të japim ne tani është që këtë rezervë sigurie ta hedhim tani në treg në mënyrë që deri në momentin e stabilizimit të tregut, sepse shpresoj se do ketë reagime dhe do shkoj drejt stabilizimit edhe tregu.

Asnjë nga importuesit nuk kanë qenë dakord që shteti të kontrollojë tregu e lirë.

“Vlera e sigurisë nuk është me zbutë çmimin, por është rezervë në rast të fatkeqësisë me përballu tregun. Dhe duhet të jenë heronj se rezerva e sigurisë mbahet me kapitalet e veta jo të shtetit dhe sot nuk lihet tregu bosh, se është guxim i madh të ngarkosh sot 230 Dollarë kur brenda javës mund të bjerë 100 Dollarë. Dhe rezerva e sigurisë është përdorur, zoti ministër dhe çmimet në vend që të rriteshin në Prill, u rritën në Maj, e njëjta punë do të vijojë kur të ulen, kjo është rezerva e sigurisë”.

“Tregu i lirë ka rregullat e veta. Kështu që në qoftë se duam vërtetë të bëjmë diçka për të zbutur këtë kosto , për të zbutur këtë impakt mbi konsumatorin, e vetmja gjë që duhet bërë me një politik shtetërore e cila të marri kostot mbi vetveten”.

Sipas Dodës, një mundësi për të mos u ndier rritja e çmimit të karburanteve në tregun vendas është edhe ulja e akcizës, por kjo gjë sipas tij do të ndikonte negativisht në buxhetin e shtetit, gjë që u hodh poshtë nga importuesit e karburanteve.

“Prekja e akcizës nuk e prek fare buxhetin”.

“Akciza është një 65% mbi ato që llogariten. Shteti ka llogaritur 100 milion nga akciza. Me këto ndryshime të rrijë ai 100 milionshi dhe ai të vijë në zbutje të tregut”.

Shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës e ka shprehur edhe kreu i FMN-së Rodrigo Erato gjatë një konference për shtyp. Ai ka përshëndetur thirrjen e Arabisë Saudite që OPEC të rris prodhimin për të mundësuar uljen e çmimit. Analistët thonë se edhe nëse OPEC-u rrit prodhimin, kriza do të vazhdojë për shkak të rritjes botërore të kërkesës për naftë./tvklan.al