Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Kongresin e 5-të elektoral të PS, përpara 570 delegatëve, kryeministri Ilir Meta, ka kërkuar në mënyrë indirekte një mandat të ri katër vjeçar, për drejtimin e qeverisë socialiste në rast të një fitore të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë kryesocialisti Fatos Nano, në fjalën e tij tha, se PD po imiton stilin socialist në marrëdhëniet e brendshme brenda partisë, por pa rezultat. Nano paralajmëroi humbjen e Berishës dhe kërkoi nga aleatët Gjinushi, Ceka e Melo të mos paraqesin pretekse për mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Ndër aleatët, vetëm Gjinushi dhe Xhuveli kanë ndjekur hapjen e punimeve të këtij kongresi. Ish-kryeministri Majko u ka propozuar forumeve drejtuese socisliste arritjen e një Pakti Stabiliteti brenda partisë. Majko propozoi, që PS të arrijë marrëveshje paraelektorale edhe me aleatët e saj. Në Kongresin e 5-të elektoral të PS është paraqitur platforma elektorale dhe lista e 100 kandidatëve për deputet./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame