Celibashi: Fokusi tek teknologjia në zgjedhje
Në krye të punës së komisionerit të ri të KQZ-së dhe zëvendëses së tij të zgjedhur me një detyrë të kufizuar, është teknologjia në zgjedhje. Në mbledhjen e parë ku u konsitua dhe Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirian Celibashi që ende si ka bërë një javë në detyrë tha se ka nisur nga shqyrtimi i kësaj çështje.
Kjo dhe për shkak ndjeshmërisë që kanë palët politike për implementin e identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik.
“E dimë që ka sensibiletet nga politika ndaj ne kemi vëmendje maksimale”, u shpreh Celibashi.
Pas debateve të shumta në Këshillin Politik palët ranë dakort për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. Duke qenë se shumica e cilësoi të pamjaftueshme kohën për ta implementuar për zgjedhjet e 25 prillit u ra dakort për emërimin e një zv/komisioneri i propozuar nga demokratët me mandate 4 vjeçar me detyrën e vetëm monitorimin dhe mbikëqyrjen e impelmetmit të teknologjisë.
Tv Klan