Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, mbetet personi kyç në hetimin e rrjetit të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Për të siguruar më tepër prova, policia ka kryer kontrolle në këtë banesë në pronësi të familjes së tij në Sauk.
Janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të cilat që po verifikohen. Vetë Arbër Çeka, pronar i kompanisë “Arbri Garden”, nga jashtë vendit ka pohuar se nuk ka lidhje me ngarkesën e kokainës. Ai ka pretenduar se ka porositur banane në Kolumbi, dhe jo drogën që u gjet në konteinerin e bllokuar tashmë në magazinën e tij në fshatin Maminas.
Kontrolle jane kryer edhe edhe në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, shoferit Armando Pezaku dhe menaxherit Donaldo Lushaj. Këta të fundit dolën para Gjykatës gjatë ditës së premte, ku u lanë në burg. Lushaj dhe Pezaku nuk pranuan të japin detaje për ngarkesën, duke pretenduar se nuk kishin dijeni për trafikun.
Tv Klan