Korça është e gjitha e rezervuar këtë fundjave që përkon edhe me festën e Pashkës Ortodokse. Vizitorë të shumtë kanë zgjedhur të pushojnë në juglindje ndërsa sipas operatorëve turistikë ka edhe shumë rezervime nga të huaj. Interes më të lartë ka nga grupe me turistë gjermanë.
“Prej turistëve të huaj kemi një kërkesë shumë të madhe, por dukshëm është edhe rritja e rezervimeve nga qytetet që ne kemi traditë bashkëpunimi ose klientët tanë i kemi kryesisht nga Tirana. Ata kanë zgjedhur sërisht qytetin tonë të Korçës.”
Shumë prej vizitorëve janë besnikë të Korçës dhe kthehen sa herë që ka festa të ndryshme.
“Tiransit janë klientët tanë më besnik prej vitesh. Ata kanë kaluar festat e Krishtlindjes, fundvitit dhe rishtas tani do të kalojnë edhe festën e Pashkëve.”
Për t’i mirëpritur sa më mirë vizitorët hotelet dhe restorante në Korçë kanë përgatitur edhe natë festive ndërsa turistët mund të zgjedhin atraksione në qytet, por edhe në zonat përreth.
Klan News