Hyrja e qytetit të Shkodrës po i nënshtrohet transformimit. Rruga nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut po zgjerohet.
“Bëhet fjalë për një investim rreth 10 milionë euro, i cili transformon komplet hyrjen e qyetit të Shkodrës nga ana infrastrukturore. Bëhet fjalë për ndërtimin e një ure parale me urën ekzistuese të Bahçallëkut, urë me gjatësi rreth 200 metra, urë e cila do të krijojë aksesin dhe dy korsive të tjera për hyrjen dhe daljen në qytet”, shprehet Onid Bejleri nënkryetari i Shkodrës.
Investimi synon lehtësimin e trafikut veçanërisht gjatë stinës së verës.
“Qëllimi i këtij projektit është t’i japin një frymëmarrje trafikut hyrës dhe dalës të qytetit të Shkodrës, veçanërisht në periudhën e verës, gjatë fundjavave për të eleminuar atë bllokim që krijohet nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut”, shton më tej nënkryetari i bashkisë Shkodër.
Projekti vec zgjerimit të rrugës prej 1.8 km e gjatë parashikon edhe ndërhyrje në rrugën e vjetër të Bahçallëkut.
Klan News