“Jemi në mbyllje të procesit të numërimit të votave. Janë përpunuar 61 kuti votimi është dhe një kuti e fundit për t’u përpunuar dhe për të dalë rezultati përfundimtar i bashkisë Korçë. Procesi ka ecur normalisht, me përjashtim të një problemi që hasëm në një kuti votimi ku listat e zgjedhësve, një pjesë e mirë e votuesve nuk ishin pasqyruar numrat e dokumenteve të identitetit të tyre. Komisioni zonal e parashtroi këtë problem me vendimin e ve dhe me shumicë votash vendosi që kutia të hapej dhe të numërohej. Unë mendoj që procesi në tërësinë e vet tregoi një standard evropian. Ju po shikoni vetë që këtu të pranishëm janë me qindra qytetarët të cilët po e vëzhgojnë procesin dhe thelbësorja është që gjithë opinioni publik të shohë një normalitet evropian edhe në këtë drejtim.”/tvklan.al