Endrit Sauku: “Të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në bashkinë e Korçës deri në këto momente janë rreth 35%. Ndërkohë deri në orën 19 parashikohet që kjo përqindje të rritet.”
“Në lista ka gjithsej 1083 votues deri tani kanë votuar 136 votues. Deri tani s’ka pasur asnjë problem qoftë teknik, qoftë votuesit me pjesëmarrjen e tyre, kanë ditur të votojnë. Ata që s’kanë ditur janë ndihmuar nga njerëzit e tyre të afërt, ashtu siç e përcaktojnë dhe procedurat e kodit zgjedhor.”
Endrit Sauku: “Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ka numër më të madh të zgjedhësve që kanë ardhur?”
“Kjo është një qendër specifike për Korçën për vetë faktin sepse këtu pjesëmarrja ka qenë gjithmonë e ulët, për vetë faktin sepse banorët janë të gjithë të larguar në emigracion, në Amerikë, por në krahasim me vitet e tjera votimet e mëparshme pjesëmarrja sa po vjen dhe po rritet në këtë qendër votimi.”/tvklan.al