Avioni Boeing 737-800 përplaset me murin rrethues të pistës në aeroportin e Muanit në Korenë e Jugut.

Si pasojë avioni shpërthen në flakë duke i marrë jetën të paktën 177 personave ndërsa mësohet se i kanë mbijetuar këtij aksidenti të rëndë tragjik, vetëm dy anëtarë të ekuipazhit.

181 persona kanë qenë në bord ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pasi ka ende persona të zhdukur. Avioni ishte nisurt nga kryeqyteti i Tajlandës Bangkok.

1560 zjarrëfikës, forca të policisë dhe disa helikopterë ndihmuan në vënien nën kontroll të zjarrit.

Disa orë pas aksidentit, familjarët të udhëtarëve u mblodhën përrreth zonës së aeroportit. Një mjek lexoi emrat e 22 viktimave të identifikuara nga shenjat e gishtërinjve ndërsa të afërmit e tyre shpërthyen në lot.

Është ende herët për të dalë me një përfundim për shkakun, por agjencia e lajmeve Reuters shkruan se zogjtë mund të kenë shkaktuar një problem të madh teknik.

Sipas ministrisë së Transportit të Koresë së Jugut, kulla e kontrollit të aeroportit paralajmëroi pilotët për  rrezikun e goditjes nga zogjtë përpara aksidentiti dhe u dha lejen për t’u ulur në një zonë tjetër. Sipas të dhënave të ministrisë së Transportit, aksidenti është më I rëndi që nga viti 1997.

Klan News