Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të gjithë përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e Francës kanë rënë dakort që të nënshkruajn përfundimisht marrëveshjen e paqes. Deri në mesditë ka qenë i paqartë fakti nëse UÇK do ti përgjigjet pozitivisht ftesës amerikane. Por zëdhënësi i saj Jakup Krasniqi ka konfirmuar së UÇK-ja do ta nënshruaj marrëveshjen.

Diplomacia botërore ka drejtuar të gjithë vëmendjen në Paris, ku dhe zhvillohen punimet të cilat priten të përfundojnë të enjten. Presidenti amerikan Bill Klinton është takuar në Uashington me sekretarin e përgjithshëm të Natos Havier Solana. Klinton ka përshëndetur vendimin e shqiptarve për nënshrimin e marrëveshjes dhe ka përsëritur kërcënimet ndaj Jugosllavisë.

Refuzimi i serbëve nuk lë alternativë tjetër përveç bombardimeve ajrore nga Nato, prandaj ftoj presidentin Millosheviç të nënshkruaj marrëveshjen ka thënë Klinton. Ministri i Jashtëm Britanik Kuk ka falenderuar shqiptarët për vendosmërinë e tyre për të nënshkruar dokumentin e paqes./tvklan.al