Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjatë natës dhe sot në mëngjes në kufirin e Kosovës me Maqedoninë në Bllacë, kanë arritur edhe katër mijë kosovarë të tjerë duke e ngritur në 15 mijë numrin e përgjithshëm të të ardhurve gjatë kësaj fundjave. Punonjësit e OKB-së për ndihma humanitare njoftuan se autoritetet maqedonase kanë nisur menjëherë procedurën për transferimin e tyre me forcë në Shqipëri.

Disa agjensi lajmesh përmes gazetarëve të tyre të pranishëm në Bllacë, njoftojnë se për të kaluar kufirin kosovarët e ardhur është dashur të nënshkruajnë një dokument me të cilin pajtohen për transfertë të menjëhershmë drejt Shqipërisë.

Pas protestave të punonjësve të UNHCR-së autoritetet e Shkupit kanë tërhequr autobuzët dhe kanë lejuar qëndrimin në kampet e atjeshme. Gjatë natës e në pikën kufitare të Kukësit, organizatat e specializuara të ndihmave kanë rregjistruar rrëfimet për dhunën dhe tmerrin që kishin përjetuar të burgosurit në Smrekonicë afër Mitrovicës.

Rrëfimet e të ardhurve për gjëndjen e rëndë në Kosovë janë konfirmuar nga kryesuesi i delegacionit të OKB-së Sergio Demelo. Në një takim me gazetarët në Podgoricë Demelio ka thënë se gjendja në Kosovë seç e kemi pritur. Ata që ndodhen akoma në Kosovë kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare e sidomos për siguri ka thënë Sergio Demelio./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti