Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Serbët sulmojnë shqiptarët që deshën të rindërtojnë shtëpitë e djegura. Të paktër tre hqiptarë janë plagosur nga serbët dje pasdite në fshatin Plementin 8 km në veri-perëndim të Prishtinës. Rreth 50 shqiptarë që në fashtin e tyre kishin filluar të bëheshin gati për të rindërtuar shtëpitë e djegura nga forcat serbe u sulmuan nga mëse 250 serb.
Serbët që kundërshtonin egërsisht rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve gjatë sulmit brhorisnin “Këtu është Plementini, këtu është Serbia”, bëjnë të ditur burime të këshillit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Plementini para lufte banohej nga shqiptarët dhe nga një minoritet serb, I cili pas dëbimit të shqiptarëve kërkon serbizimin e fshatit.
Ne Janar në Plementin u inagurua një shkollë shpejt e shpejt, sepse drejtoresha serbe e shkollës së fshatit nuk pranonte që dhe nxënësit shqiptar të shkonin në shkollën ku kishin bërë mësimet deri në vitin 1991 kur ushtria dhe policia serbe ndërhynë për të dëbuar të gjithë shqiptarët nga shkollat dhe universitetet në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori