Lajme Arkiva 2003

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashton nga procesi zgjedhor partinë Demokrate të Re. Nënkryetari i kësaj partie Tritan Shehu shpreh Shqetësimin e tij se anëtarët e opozitës në KQZ, tentojnë të pengojnë regjistrimin e kësaj partie. Sipas Shehut kjo është një përpjekje për të eliminuar forca politike midis të cilave edhe partinë demokrate të reformuar.

Tritan Shehu: Një luftë e pandershme politike për të eliminuar kundërshtarët në mënyrë arbitrare dhe antidemokratike. Është pikërisht frika nga rritja dhe forcimi i forcës sonë politikë në aspektin politik shqiptar dhe nga rezultati pozitiv që ne do të marrim në zgjedhjet e ardhshme. Arsyeja është realisht në kundërshtim me vendimin e gjykatës ku ne jemi regjistruar me emrin tonë, siglën tonë, emrin e kryetarit tonë, gjëra të cilat do të vendosen në kartën e votimit shumë të larta dhe të diferencueshme nga emri i partisë politikë shqiptare.

Shehu shprehet se vendime të tilla arbitrare janë në kundërshtim të plotë me nenin 142 të kushtetutës. Në raste të tilla reformatorët kujtojnë se ka procedura parlamentare për shkarkimin e këtyre personave. Nga ana tjetër për këtë çështje ka reaguar edhe lideri Demokrat Sali Berisha, të cilën e ka quajtur një veprim normal të komisionit qendror të zgjedhjeve./tvklan.al