Leonard Olli: “Po ju japim këto rezultate që vijnë të konfirmuara tashmë nga 4704 qendra votimi në rang vendi duke patur parasysh që në total kemi patur 4753 qendra votimi. Shënohet një numër pjesëmarrje në zgjedhje prej 1 milion e 554 mijë e 430 shtetas. Pra në një total 50%. Në bazë të këtij rezultati paraprak që vijnë deri në këtë moment, më lejoni t’ju jap shifrat dhe përqindjet sipas koalicioneve. Aleanca e Ndryshimit ka 700 e 7000 e 89 vota ose 46.69%. Aleanca Poli i Lirisë, 27 mijë e 493 vota ose 1.82%. Aleanca Socialiste për Integrim, 83 mijë e 767 vota ose 5.56%. Bashkimi për Ndryshim  683 mijë e 936 vota ose 45.36%. Të përkthyera tashmë në mandate rezultojnë që subjektet apo koalicionet respektive të kenë në total Aleanca e Ndryshimit 71 vende në parlament, Aleanca Socialiste për Integrim 4 vende dhe Bashkimi për Ndryshim 65 vende ose mandate. Më lejoni të citoj Berati 3 Aleanca e Ndryshimit, 1 Aleanca Socialiste për Integrim, 4 Bashkimi për Ndryshim. Dibër Aleanca e Ndryshimit 4, Aleanca Socialiste për Integrim s’ka dhe Bashkimi për Ndryshim 2. Në Durrës Aleanca e Ndryshimit 7, Aleanca Socialiste për Integrim1, Bashkimi për Ndryshim 5. Në Elbasan Aleanca e Ndryshimit 7, Bashkimi për Ndryshim 7. Në Fier Aleanca e Ndryshimit 7, Bashkimi për Ndryshim 8. Gjirokastër Aleanca e Ndryshimit 2, Bashkimi për Ndryshim 3. Në Korçë Aleanca e Ndryshimit 6, Bashkimi për Ndryshim 6. Në Kukës Aleanca e Ndryshimit 3, Bashkimi për Ndryshim 1. Në Lezhë Aleanca e Ndryshimit 4, Bashkimi për Ndryshim 3. Shkodër Aleanca e Ndryshimit 7, Bashkimi për Ndryshim 4. Në Tiranë Aleanca e Ndryshimit 16, Aleanca Socialiste për Integrim 1, Bashkimi për Ndryshim 15. Në Vlorë Aleanca e Ndryshimit 5, Bashkimi për Ndryshim 7. Më lejoni të jem edhe pak sa në kuadrin e statistikave për të gjithë kolegët që na ndjekin në këto momente. Citoj që përqindja më e lartë e votuesve është regjistruar në qarkun e Kukësit me 59.07%, ndërsa më e ulta në qarkun e Vlorës me 39.22%”./tvklan.al