Leonard Olli: “Rezulton që në të 5 njësitë vendore kanë fituar kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike. Gjithashtu ka patur do thoja një pjesë marrje të lartë, shumë të lartë madje dhe përtej pritshmërisë në komunën e Fierzës kemi pjesëmarrje rreth 55%, në Bashkinë Klos 51%, në komunën e Fushë-Arrëzit 48%, 32% me përafërsi në Otllak dhe rreth 21% në minibashkinë numër 10 në Tiranë. Nga të gjitha pikëpamjet procesi ka qenë krejtësisht normal dhe madje e them dhe njëherë përtej disa pritshmërive që ne kishim si institucion”./tvklan.al