Leonard Olli: “Në orën 18:00 të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur madje në disa njësi vendore votimi kishte mbaruar dhe më herët, por gjithsesi ne ishim detyruar të respektonim orarin zyrtarë të mbylljes të qendrave të votimit. Tashmë është gjithçka duke u përgatitur, duke u plotësuar procesverbalet për t’u përcjellë pranë të gjitha KZAZ-ve dhe për të qenë gati për procesin e numërimit të votave. Ende nuk mund të flasim për diçka për shifra zyrtare, por nga vërejtët që kam bërë si inspektorët tanë ashtu dhe anëtarët e komisioneve të niveleve të dyta. Do thoja që kemi një pjesëmarrje relativisht të ulët në kufijtë e 20% në mesatare, por besoj që është e kuptueshme duke patur parasysh që dhe garat që garojnë janë shumë herë të pakta në numër se herët e tjera. Janë instaluar të gjitha kamerat pranë vendeve të numërimit, ka përfunduar instalimi që gjatë ditës së mërkurë dhe nga e mërkura e deri sot kanë qenë në procedura kolaudimi dhe ka rezoltuar që janë komplet në rregull nga pikëpamja teknike. Kjo ka qenë dhe në vendimmarrjen e KQZ-së”./tvklan.al